BallinaShowBizOla viziton familjen e Adionit në Gjakovë

Ola viziton familjen e Adionit në Gjakovë

Të ngjajshme

Marrëdhënia mes Adionit dhe Fabjolës, e njohur si Ola, duket se po konsolidohet gjithnjë e më shumë pas përfundimit të rrugëtimit të tyre në “Ferma VIP 3”.

Çifti po vijon të tregojë se lidhja e krijuar gjatë formatit ka vazhduar edhe jashtë ekranit, duke hedhur hapa të rëndësishëm në raportin e tyre.

Pak ditë më parë, Adioni ndau me ndjekësit një moment të veçantë, teksa tregoi se kishte udhëtuar drejt Malësisë së Madhe për të takuar familjen e Olës. Gjatë kësaj vizite, ai mori bekimin e tyre dhe i kërkoi zyrtarisht dorën partneres.

Pas këtij hapi, ka ardhur edhe vizita e Olës në familjen e Adionit. Ajo ka udhëtuar drejt Kosovës, konkretisht në Gjakovë, vendlindjen e partnerit të saj, për t’u takuar me prindërit e tij.

Në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, Ola dhe Adioni shfaqen të lumtur në një tryezë familjare, pranë prindërve të tij. Të buzëqeshur dhe në atmosferë festive, ata duken duke ngritur dollinë së bashku.

Pamja është interpretuar nga ndjekësit si një tjetër dëshmi e afrimit mes dy familjeve dhe e seriozitetit të marrëdhënies së çiftit. Vizita e Olës në Gjakovë tregon se lidhja e saj me Adionin po kalon në një fazë më të qëndrueshme dhe familjare. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz