Lista e Brazilit për Kupën e Botës vazhdon të jetë në qëndër të vëmendjes.
Trajneri Carlo Ancelotti të hënën do ta bëjë publike listën përfundimtare të ”Selcaos”, derisa po diskutohen emra të shumtë nëse do të jenë pjesë për Kupën e Botës, shkruan IndeksOnline.
Emri i Neymar është diskutuar në vazhdimësi, pasi ka pasur disa lëndime gjatë këtij sezoni.
Sipas “ESPN Brasil”, ish-futbollisti i Barcelonës tashmë ka një mundësi reale të ftohet nga Ancelotti.
Ai pritet të zërë vendin e futbollistit të Chelseas, Joao Pedro, i cili do të lihet jashtë listës finale të Brazilit për Kupën e Botës./IndeksOnline/