BallinaShowBizMrekullisht, Dajana Kalo nis rikupërimin

Mrekullisht, Dajana Kalo nis rikupërimin

Të ngjajshme

Valie Export dhe revolucioni feminist në art

Valie Export ishte një nga figurat më të guximshme...

Lushtaku deklarohet para mediave, pasi u lirua në procedurë të rregullt

Sami Lushtaku është liruar në procedurë të rregullt, pas...

Gruda: Ngjarja në Skenderaj është pasojë e klimës së krijuar nga VV’ja

Përparim Gruda, ka reaguar pas ngjarjes së fundit në...

Igli Tare pritet të largohet nga Milani ditëve në vijim

Igli Tare, i cili është përmendur si drejtori sportiv...

Më në fund kemi lajme të mira dhe pamje që të ngrohin zemrën nga Dajana Kalo.

Modelja 25-vjeçare, të cilën të gjithë e fiksuam si protagonistja bukuroshe në videoklipin e hitit “Zili Zili” nga Dafina Zeqiri, po tregon një vullnet të hekurt.

Së fundmi, në TikTok ka filluar të qarkullojë një video emocionuese nga klinika e fizioterapisë ku ajo po trajtohet.

Në këto pamje, Dajana shihet e ngritur në këmbë, duke ushtruar hapat dhe ekuilibrin me ndihmën e profesionistëve. Ky është një hap i madh dhe një progres i jashtëzakonshëm që tregon se ajo po e fiton dita-ditës betejën e saj me shëndetin, shkruan prive by LS.

Kujtojmë se në fillim të këtij viti, rrjeti u trondit kur u mësua se modelja pësoi një hemorragji cerebrale për shkak të një keqformimi arteriovenoz, i cili i shkaktoi paralizë në anën e djathtë të trupit.

Situata ishte tepër e rëndë, por fushata e hapur në GoFundMe nga motra e saj, Bora, bëri bashkë njerëz të thjeshtë dhe figura publike.

Fondet për operacionin dhe rehabilitimin u mblodhën në kohë rekord, duke dëshmuar një solidaritet masiv.

Tani, sakrifica dhe puna e palodhur po japin frytet e tyre. Ne mezi presim ta shohim Dajanën të rikuperuar plotësisht dhe po aq rrezatuese sa më parë.

@master.physiotherapy Faleminderit për besimin në rrugëtimin më të vështirë të jetës tënde @Dajanakalo 🙏🏻 Terapia vazhdon! Master Physiotherapy kujdes profesional për trupin tuaj! Na kontakto tani 👇🏻 📞+355 69 215 0949 📍Rr. Gregor Heba, pranë Parkut Olimpik . . #fizioterapi #shendeti #tirana #albania #fyp ♬ A Success Story – FASSounds

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz