back to top
Tuesday, September 23, 2025
BallinaShowBizPas akuzave të shumta, a po lirohet Diddy?

Pas akuzave të shumta, a po lirohet Diddy?

Të ngjajshme

I gjeti 260 euro në rrugë, qytetari në Prishtinë i dorëzon në Polici

Policia rajonale e Prishtinës ka njoftuar se një qytetar...

Rey Manaj do ta blejë klubin shqiptar

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Procesi Sportiv”, moderatori Ed...

Ka kaluar më shumë se një vit që kur Sean Diddy Combs u arrestua në hotelin “Park Hyatt” në Manhattan pas një aktakuze të ngritur nga juria e madhe.

Gjyqi i Combs-it për trafikim qeniesh njerëzore me qëllim shfrytëzimi seksual filloi në fillim të këtij viti, transmeton Indeksonline.

Në korrik, ai u shpall fajtor për dy akuza për transportim dhe prostitucion, por u lirua nga akuzat më të rënda për trafikim qeniesh njerëzore dhe shantazh.

Edhe pse ai përballet me një dënim maksimal prej 20 vjetësh burgim, ekipi i tij ligjor shpreson për një dënim dukshëm më të lehtë.

Në një padi gjyqësore të datës 22 shtator, avokatët e Combs-it i kërkuan gjyqtarit ta dënonte atë me 14 muaj burgim, të ndjekur nga lirimi me kusht.

Mbrojtja argumenton se një dënim i tillë do të ishte “i mjaftueshëm, por jo më shumë se sa është e nevojshme”. Duke pasur parasysh kohën që ai ka kaluar tashmë në paraburgim, kjo mund të nënkuptojë lirimin e tij të menjëhershëm pas dënimit./Indeksonline/

- Advertisement -
Artikulli paraprak

Të Fundit

Sport

ShowBiz