BallinaLajmeGoditje për xhepin/ Kosova përballet me kosto më të lartë jetese, inflacioni...

Goditje për xhepin/ Kosova përballet me kosto më të lartë jetese, inflacioni 6,7% rrit çmimet

Të ngjajshme

Asgjë konkrete për presidentin e ri, afatet kushtetuese drejt fundit

Nga java e ardhshme pritet të intensifikohen takimet e...

Rrëfimi prekës i Anton Qunit për komandantin e Koshares, Agim Ramadanin

Në një rrëfim emocional për heroin, komandantin e Betejës...

Kur AI po imiton muzikantët në Spotify

Fenomeni i manipulimit të dëgjimeve muzikore në platformat streaming...

Udinese i shuan shpresat Milanit, e mposht bindshëm në “San Siro”

Udinese ka arritur një fitore të madhe. Ata kanë mposhtur...

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin mars 2026, me vit bazë 2015=100, ku vërehet rritje e ndjeshme e çmimeve në baza vjetore dhe mujore.

Sipas të dhënave zyrtare, çmimet e konsumit janë rritur mesatarisht 6,7% në mars 2026 krahasuar me marsin e vitit 2025, ndërsa inflacioni mujor ka shënuar rritje prej 1,5% krahasuar me shkurtin 2026, transmeton IndeksOnline.

Rritja vjetore është ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi i shërbimeve dhe produkteve si biletat e fluturimeve, energjia elektrike, karburantet, ushqimet bazë, si dhe shërbimet hoteliere e personale.

Në baza mujore, rritja është nxitur kryesisht nga karburantet, perimet, pemët dhe mishi, ndërsa ulje e çmimeve është shënuar te energjia elektrike dhe lëndët djegëse të ngurta.

ASK thekson se ndryshimet në indekset e çmimeve pasqyrojnë lëvizjet e përgjithshme të tregut të konsumit në vend gjatë periudhës së raportuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz