BallinaLajmeSkenderaj - Iu gjetën 3 armë pa leje më 2 prill, qytetari...

Skenderaj – Iu gjetën 3 armë pa leje më 2 prill, qytetari i Skenderajt dorëzon edhe 7 tjera ( FOTO)

Të ngjajshme

Kamioni rrokulliset te hyrja veriore e autostradës “Ibrahim Rugova” në Prizren (pamje)

Një kamion është rrokullisur te hyrja në autostradën “Ibrahim...

Konjufca: Ligji për të Huajt synon shërbime më të mira dhe sundim të ligjit në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, në fjalën...

Shefi i NATO-s paralajmëron Evropën: Trump dëshiron premtime konkrete

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i ka...

Kurti në Londër: Britania partner kyç, rithekson kushtet për dialogun me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur vizitën e...

Iu gjetën 3 armë pa leje më 2 prill, qytetari i Skenderajt dorëzon edhe 7 tjera
Iu gjetën 3 armë pa leje më 2 prill, qytetari i Skenderajt dorëzon edhe 7 tjera
Një person, i cili ka qenë i dyshuar edhe më parë për armëmbajtje pa leje, ka dorëzuar, të mërkurën, 7 armë te forcat e rendit, në Skenderaj.

Ai e ka bërë këtë disa ditë pasi policia kishte bërë një kontroll në shtëpinë e tij, ku ishin gjetur e konfiskuar, po ashtu, dy pistoleta pneumatike dhe një pushkë ajrore pa leje. Pas bastisjes që ishte kryer në rrugën “28 Nëntori” në Skenderaj, më 2 prill, i njëjti ishte liruar në procedurë të rregullt.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari nuk është ndaluar në mbajtje as të mërkurën, kur dorëzoi shtatë armë të reja, për të cilat policia nuk tregoi se çfarë ishin.
Si për herën e parë, ashtu edhe në të dytën, rasti po hetohet si mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim ta paautorizuar të armës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz