Jeremie Boga po tregon formë të lartë me Juventusin.
Në 4 muajt e tij me fanellën biankonere, Boga ka shkëlqyer duke treguar veten si një lojtar kyç në përbërjen e Luciano Spallettit.
Tashmë “Zonja e Vjetër”, po synon transferimin e tij të përhershëm ku ata tashmë kanë akordin me lojtarin.
Ndërsa një klauzolë prej 5 milionë eurove bëhet aktive nga qershori, ku tani synojnë dritën e gjelbër nga Nice.
Ai këtë sezon ka shënuar 4 gola dhe 1 asistime në 11 paraqitje me Juventusin, në të gjitha garat./IndeksOnline/