Skenderaj sot është i mbuluar nga dhimbja, teksa familjarë, miq dhe qytetarë i japin lamtumirën e fundit të riut nga Klina, Pajtim Bajrami.
I ndjeri është njëri nga tre kosovarët që humbën jetën tragjikisht në një kantier ndërtimi në Vjenë, ngjarje që tronditi opinionin publik në Kosovë dhe më gjerë.
Varrimi i Pajtim Bajramit do të bëhet sot, në ora 16:00, në varrezat e lagjes Bajrami, në Skenderaj.
Humbja e tij ka lënë pas dhimbje të thellë te familja dhe të gjithë ata që e njohën, ndërsa komuniteti po bashkohet për t’i dhënë lamtumirën e fundit në këtë ditë zie.
Skenderaj në pikëllim: i jepet sot lamtumira e fundit të riut nga Klina që humbi jetën në Austri
- Advertisement -