Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
dp

Lexo edheLatifi: Në kohën kur bota po ribëhet, në Kosovë nuk e zgjedhin dot një president, në RMV nuk e mbrojnë gjuhën shqipe, në Shqipëri nuk i plotësojnë kushtet për integrim në BE

Është dorëzuar reperi i njohur kosovar Buta, i cili dyshohej për përfshirje në një përleshje të shoqëruar me të shtëna me armë zjarri në Ferizaj.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rreth orës 22:05 është pranuar informacion për lokacionin e të dyshuarit B.J., i cili kishte njoftuar se do të dorëzohej, transmeton IndeksOnline.
Njësitë policore janë angazhuar menjëherë dhe e kanë arrestuar në rrugën “Halim Spahija” në Ferizaj.

Lexo edheLatifi: Në kohën kur bota po ribëhet, në Kosovë nuk e zgjedhin dot një president, në RMV nuk e mbrojnë gjuhën shqipe, në Shqipëri nuk i plotësojnë kushtet për integrim në BE
“Ju njoftojmë se rreth orës 22:05, kemi pranuar informacion për lokacionin e të dyshuarit B.J., i cili ka njoftuar se do të dorëzohet. Menjëherë është angazhuar njësiti policor, i cili në rrugën “Halim Spahija” në Ferizaj ka arrestuar të dyshuarin. Për shkak të lëndimeve në dorë dhe është dërguar në Emergjencën e Ferizajt për tretman mjekësor.”, ka thënë Kanun Veseli, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt.