Logo
← Back

“Baba ynë dha jetën për këtë vend, që ky vend të kishte President, e jo sundimtar” – Kë po e thumbon djali i Salih Çekut pas vizitës së Osmanit?

By dp
Featured image for “Baba ynë dha jetën për këtë vend, që ky vend të kishte President, e jo sundimtar” – Kë po e thumbon djali i Salih Çekut pas vizitës së Osmanit?

Familja Çekaj ka pritur në vizitë ish- Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, ku është shprehur mirënjohje për praninë dhe vëmendjen e saj ndaj sakrificës së familjes.

Djali i Sali Çekut, njëherit ish- deputeti i LDK-së, Hysen Çekaj tha se babai i tij dha jetën për këtë vend, me idealin që Kosova të ketë liri dhe institucione demokratike.

“Baba ynë dha jetën për këtë vend. Që ky vend të kishte President, e jo sundimtar. Që ky vend të kishte liri, e jo premtime lirie. Vizita e saj na tregoi se sakrifica nuk është harruar.

Sipas tij, vizita e Osmanit ishte një dëshmi se sakrifica nuk është harruar dhe se ajo mbetet e vlerësuar nga institucionet e shtetit.

Statusi i plotë:

Related Posts