back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaRegjionaleDrenas13 milion euro për zgjerimin e rrugës Komoran-Skenderaj

13 milion euro për zgjerimin e rrugës Komoran-Skenderaj

Të ngjajshme

Reali me Alonson fiton edhe me 10 lojtarë në fushë, e mposht Marseille

Real Madrid ka nisur me këmbë të mbarë edicionin...

Spektakël golash në Torino: Juventusi dhe Dortmundi ndajnë pikët me barazim dramatik 4-4

Në një mbrëmje të çmendur në “Allianz Stadium”, Juventusi...

Trump dhe Melania mbërrijnë në Britani për vizitën e dytë shtetërore

Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë...

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

Ministri i ri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, një javë pas marrjes së detyrës ka shpall tenderë në vlerë prej rreth 120 milionë euro, raporton portali “Front Online”.

Sipas njoftimit paraprak për shpallje të tenderëve infrastrukturor, Ministria e Infrastrukturës ka planifikuar shpalljen e tenderit në vlerë prej 74 milionë euro për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Gjilan-Konçul, raporton “Front Online”.

Këtë tender, ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Gjilan-Konçul, e kishte shpallur në fillim të këtij viti ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, por të njejtin e kishte anuluar menjëherë pasardhësi i tij në Ministri, Lumir Abdixhiku, me arsyetimin se tenderi në vlerë prej 106 milionë euro është shpallë pa miratim të buxhetit të vitit 2020 në Kuvendin e Kosovës.

Për tenderin e shpallur nga Lekaj pa mbulesë buxhetore kishte raportuar portali “Front Online” më 17 janar 2020.

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar për shpalljen edhe të një tenderi tjetër në vlerë të madhe financiare, përkatësisht zgjerimin e rrugës regjionale R102 Komoran-Skenderaj, vlera e parashikuar e së cilit kalon shifrën prej 13 milionë euro.

Ndërsa ndërtimi i kyçjeve që bëjnë lidhjen në autostradën R6 do të kushtojë mbi 8 milionë euro.

Për sinjalizimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve në rrugët Nacionale dhe Rajonale të Kosovës parashihet të shpenzohen 7 milionë euro nga Ministria e Infrastrukturës, etj./FrontOnline/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz