Ka ndërruar jetë nëna e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovcit, gjatë mëngjesit të ditës së sotme, shkruan Drenica Press.
Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta e ka bërë vet kryetari i Drenasit, Lladrovci, i cili tha se: “Më dhimbje të thellë njoftojmë të gjithë miqtë dhe dashamirët, shokët, bashkëluftëtarët dhe të afërmit, se sot në mëngjes, në ora 6:46 minuta, u nda nga ne NËNA jonë e shtrenjtë Shefkie (Nika) Lladrovci!
Ajo vdiq si Nënë e lumtur, në gjirin e Familjes tonë.
Pas një sëmundje të shkurtër, duke parë të jetësuar ëndrrën e bijve të saj, të Bijë-Nuses së ndritur, Xhevës, nga e cila mësoj të shkruaj dhe të lexoj, duke ndjerë dashurinë e madhe të bijve, bijave, nipërve e mbesave, stërmbesës, respektin e pa fund të bashkëmendimtarëve dhe të bashkëluftëtarëve të birit të saj, Fehmiut.
Duke e ditur gjendjen e pazakontë aktuale, do ju luteshim respektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Varrimi do të bëhet sot, në ora 18:00