11-vjetori i zymtë
Kosova feston 11-vjetorin e Pavarësisë në kulmin e përplasjes me superfuqinë dhe mbështetësin kryesor që i priu krijimit të shtetit. Refuzimi i kryeministrit Haradinaj që ta pezullojë taksën ndaj importeve serbe, bëri që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të aplikojnë sanksione kundër Kosovës.
11 vjet pas, një institucion kushtetues, siç është presidenti i vendit, ka vënë në diskutim edhe kufijtë e Kosovës, në kuadër të negociatave finale me Serbinë, shkruan sot “Koha Ditore”. Shteti “sui generis” që doli si kompromis i Pakos së Ahtisarit vazhdon të mbetet i tillë edhe për nga funksionaliteti.
Kosova është kampion në Evropë sa i përket shkallës së papunësisë, varfërisë, korrupsionit e krimit të organizuar. Në fillim të këtij viti Kosova u ballafaqua edhe me grevën më të madhe që nga paslufta në sektorin publik.
11 vjet pas, vendi mbetet pa liberalizim vizash.
Lexo edheMot kryesisht me diell, temperaturat në rritje
Pavarësia nën sanksione
Përpjekja e udhëheqësve shtetërorë për t’i relativizuar deklaratat e diplomatëve amerikanë rreth taksës ndaj mallrave serbe morën goditje të ashpër nga Washingtoni.
Nga lutjet e përsëritura, Shtetet e Bashkuara i njoftuan autoritetet me pasojat. Fillimisht u anulua vizita e komandantit të Gardës Kombëtare të Iowas, gjeneralmajorit Timothy Orr.














