Riparimi vagonëve të Kosovës në Serbi, Lekaj demanton Rizvanollin: Do t’ju padis për shpifje

Ish-ministri i Transportit, Pal Lekaj, e ka demantuar ministren në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Ai ka paralajëmruar edhe padi në drejtim të saj, pasi sipas tij ka shpifur në lidhje me skandalin për riparimin e vagoëve të Kosovës në Serbi.
Lekaj tha se Rizvanolli ka bërë shpifje kur ka deklaruar se vagonët e trenave janë rinovuar në Serbi edhe në kohën kur ai ka qenë ministër, transmeton lajmi.net.
Në profilin e tij në Facebook, Lekaj ka shkruar se kjo fushatë ndaj tij është e orkestruar dhe ka prapavijë të qartë politike.

Lexo edhePresidenca jep detaje për procedurën e emërimit të anëtarëve të KQZ-së
“Artane Rizvanolli, do t’ju padis për shpifje! Qeveria Haradinaj është votuar më 9 shtator 2017, ndërsa unë zyrtarisht e kam marrë detyrën e Ministrit më 11 shtator 2017. Prandaj, deklaratat dhe akuzat tuaja ndaj meje, se kinse kam dhënë tender një kompanie serbe, janë të pavërteta dhe cenojnë rëndë reputacionin tim. Për këto deklarata do t’u drejtohemi organeve të drejtësisë dhe do të kërkojmë përgjegjësi ligjore për shpifje. Kjo fushatë ndaj meje është e orkestruar dhe ka prapavijë të qartë politike. Faktet dhe dokumentet do ta dëshmojnë të vërtetën. Regjimit Kurti po i vjen fundi. E vërteta nuk mbulohet me propagandë”, ka shkruar Lekaj./Lajmi.net/












