BallinaLajmeMot kryesisht me diell, temperaturat në rritje

Mot kryesisht me diell, temperaturat në rritje

Të ngjajshme

Meteor misterioz “lëviz” mbi Teksas

Një zjarr misterioz që duket se lëviz në mënyra...

Rrezik masiv për miliona iPhone: Malware “DarkSword” kërcënon përdoruesit

Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë lëshuar një paralajmërim urgjent...

Tronditëse: Viktima në Pestovë është pjesëtar i Policisë së Kosovës

Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur në Pestovë...

Aksident i rëndë në Pestovë, dyshohet për një person të vdekur

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në...

Në fundjavë mot kryesisht me diell, temperaturat në rritje. Në fillim të javës mot pranveror.

15.02.2019 – Anticikloni që shtrihet përgjatë Mesdheut dhe Europës qëndrore, gradualisht do të shtrihet edhe mbi vendin tonë, që do të sjellë përmirësim të motit, me kthjellime dhe intervale të gjata me diell, derisa nga Mesdheu depërtimi i rrymave të ngrohta ajrore do të sjellë rritje graduale të temperaturave ndjeshëm mbi vlera mesatare.

Në ditët e ardhshme, nën kushtet e fushave të presionit të lartë, që do të sjellin kthjellime dhe diell, nuk parashihet qarkullim i mjaftueshëm ajror, derisa vlerat e cilësisë së ajrit kryesisht do të luhaten rreth vlerave normale, mirëpo kohëpaskohe orëve të mbrëmjes mund të rriten edhe në të pashëndetshme.

16.02-17.02 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica.
18.02-19.02 – Mot i butë, i kthjellët dhe me diell.

20.02 – Mot i butë, kryesisht i kthjellët dhe me diell.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje të ndjeshme mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -4C deri në 0C, e ato maksimale nga 8C deri 13C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga veriu 1-5m/s.
Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale dhe do të mbetet e lartë.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz