Ndalohet një person pas vdekjes së punëtorit në vendpunishten në Veternik
dp

Lexo edhe“23 mbetjet mortore në Zubin Potok përkojnë me grupin e intelektualëve, identifikimi mund të zgjasë disa muaj” Çfarë deklaroi Kurti për gërmimet e fundit?

Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:30. Viktima, si pasojë e lëndimeve të rënda trupore, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve, shkruan lajmi.net.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, Inspektorati i Punës, eksperti i sigurisë në vendin e punës, Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Drejtoria e Inspektimit e Komunës së Prishtinës.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë një person me inicialet Xh.Sh., i dyshuar për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, sipas nenit 358 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në kuadër të hetimeve janë intervistuar dëshmitarët okularë, ndërsa autoritetet po vazhdojnë mbledhjen dhe administrimin e provave për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.

Lexo edhe“23 mbetjet mortore në Zubin Potok përkojnë me grupin e intelektualëve, identifikimi mund të zgjasë disa muaj” Çfarë deklaroi Kurti për gërmimet e fundit?
Prokurori i çështjes do të shqyrtojë, brenda afatit ligjor, mundësinë e kërkimit të një mase sigurie ndaj të dyshuarit.
Hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim mes Prokurorisë, Policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera kompetente. /Lajmi.net/