BallinaDrenica +Drenica SportZyrtari i UEFA-s sjell lajmin e vitit për Feronikelin dhe Prishtinën (VIDEO)

Zyrtari i UEFA-s sjell lajmin e vitit për Feronikelin dhe Prishtinën (VIDEO)

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Pas pranimit në UEFA dhe FIFA, tani kanë filluar të shihen të mirat që do të vijën për futbollin e Kosovës nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian.

Zyrtari i UEFA-s, për infrastrukturë sportive, Thierry  Favre, të enjten e ka vizituar Kosovën dhe në një konference për media, ka deklaruar se projekti i FFK-së është miratuar nga UEFA dhe shumë shpejt pritet që të nisin punimet për rregullimin e infrastrukturës.

Bëhet fjalë për qendrën sportive në Obiliq si dhe për ndihmën që do ti bëhet klubeve në rregullimin e Infrastrukturës.

Favre ka nënvizuar se me padurim e pret ndeshjen e parë të Kosovës kundër Finlandës dhe ka shtuar se në të ardhmen do të ketë edhe projekte të rëndësishme për futbollin e Kosovës.

Përveç këtyre të mirave që do të vijnë për futbollin e Kosovës, zyrtari i UEFA-s konfirmoi se në muajin nëntor ose dhjetor, Feronikli dhe Prishtina do të përfitojnë shumën e parave si kampion dhe fitues të Kupës, por nuk përmendi shifra.

E për projektin, foli edhe kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri.

Kjo është ndihma e parë serioze nga UEFA për Kosovën, që nga pranimi në arenën ndërkombëtare.

Ndiqeni kronikën e Tribuna Channel.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz