BallinaLajmeZyrtari i NATO’s i shkon në zyrë Kurtit – E pyet për...

Zyrtari i NATO’s i shkon në zyrë Kurtit – E pyet për xhandarmërinë, kryeministri ia ‘‘shpjegoi konceptin’’

Të ngjajshme

​Shpaloset pakoja për mbeturinat, qeveria ka shpërblime e ndëshkime për komunat

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, shpalosi sot Pakon...

Nasim Haradinaj: Këto zgjedhje e mbështes AAK-në, ja cila është arsyeja

Bashkëluftëtari i Ramush Haradinaj, Nasim Haradinaj, ka bërë të...

Muharremi: 2026 mund të jetë fatale për LVV-në

Analisti Shenoll Muharremi ka shkruar se viti 2026 mund...

Kurti dhe Pacolli prezantojnë pakon për largimin e deponive ilegale

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, bashkë me Kryeministrin e...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për Partneritete në NATO, ambasadorin Kevin Hamilton.

Në njoftimin e Qeverisë, bëhet e ditur se, gjatë takimit, Kurti dhe Hamilton, kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit me NATO-n, sigurinë në rajon e Kosovë, si dhe, për zhvillimet politike aktuale.

”U diskutua gjithashtu për themelimin e Xhandarmërisë së Kosovës, ku në pyetjen e z. Hamilton, kryeministri në detyrë Kurti shpjegoi konceptin dhe theksoi nevojën e kësaj strukture në forcimin e sigurisë dhe koordinimit me KFOR-in dhe NATO-n në këtë drejtim”, thuhet mes tjerash në komunikatë, përcjell Gazeta Express.

Komunikata:

Kryeministri në detyrë Kurti priti në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për Partneritete në NATO, ambasadorin Hamilton

Prishtinë, 20 maj 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për Partneritete në NATO, ambasadorin Kevin Hamilton, në vizitën e tij të parë në vendin tonë.

Gjatë takimit biseduan për thellimin e bashkëpunimit me NATO-n. Kryeministri në detyrë Kurti foli për zhvillimet në vend, përfshirë ato në fushën e teknologjisë dhe të mbrojtjes, si dhe për prodhimin e municionit në Kosovë.

Po ashtu, biseduan për marrëdhëniet e mira me NATO-n, sigurinë në rajon dhe në Kosovë, si dhe zhvillimet politike aktuale.

U diskutua gjithashtu për themelimin e Xhandarmërisë së Kosovës, ku në pyetjen e z. Hamilton, kryeministri në detyrë Kurti shpjegoi konceptin dhe theksoi nevojën e kësaj strukture në forcimin e sigurisë dhe koordinimit me KFOR-in dhe NATO-n në këtë drejtim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz