Ylli televiziv, Kim Kardashian ka habitur fansat me deklaratën e saj të fundit për rutinën e kujdesit ndaj shëndetit.
Gjatë një interviste në podcastin Good Hang me Amy Poehler-in, ajo tregoi se konsumon afro 35 suplemente çdo ditë, të ndara në disa doza, transmeton IndeksOnline.
Kim pranoi se rutina e saj është bërë e lodhshme, sidomos për shkak të numrit të madh të pilulave që merr rregullisht. Ajo zbuloi se kishte ndërprerë për një kohë vajin e peshkut, por analizat e gjakut i treguan se organizmi i saj kishte reaguar menjëherë ndaj mungesës së tij.
“Pilulat janë shumë të mëdha. Do të doja të ekzistonte ndonjë infuzion që ta merrja rrugës për në punë”, tha ajo me humor, duke shtuar se omega-3 është pjesë e rëndësishme e rutinës së saj shëndetësore.