BallinaLajmeMuharremi: 2026 mund të jetë fatale për LVV-në

Muharremi: 2026 mund të jetë fatale për LVV-në

Të ngjajshme

Policia sekuestron mijëra litra vaj motorik nga Serbia

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës...

MINTI e gjobit me 40 mijë euro KEDS-in për çështjen e njehsorëve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësis, Tregtisë dhe Inovacionit ka lajmëruar...

Stambolli gati për finalen e sontme të Europa League

Sonte zhvillohet finalja e Europa League. E gjithë bota e...

Përplasja mes dy ligjeve që po i bllokon investimet në Kosovë

Një pronë është gjëja e parë që duhet ta...

Analisti Shenoll Muharremi ka shkruar se viti 2026 mund të jetë fatal për Lëvizjen Vetëvendosje.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Muharremi ka shkruar se kjo parti më 7 qershor do të pësoj rënie.

“Sigurisht që LVV ka me pësu rënie më 7 qershor. Nëse do të korrigjohet në 43%, apo 39%, e 35%… këtë duhet me pritë dhe me kuptua sa është vetëdijesuar votuesi kosovar”, ka shkruar ai.

Sipas tij, më 7 qershor do të konfirmohet rënia e LVV-së dhe do të rikuperohen disa parti opozitare.

Postimi i tij i plotë:

2026 Mund të Jetë Fatale për LVV-në

Sigurisht që LVV ka me pësu rënie më 7 qershor. Nëse do të korrigjohet në 43%, apo 39%, e 35%… këtë duhet me pritë dhe me kuptu sa është vetëdijësuar votuesi kosovar.

Rënia dhe korrigjimi i LVV-së aty ku e ka bazën reale është më shumë një proces dhe kjo do të arrihet mesiguri me dy akte, jo me të parën. Kur fillon rënia, nuk ndalet më.

Edhe në zgjedhjet e 28 dhjetorit, votuesi vendas e ka ndëshkuar për rritje të çmimeve, varfëri, krizë të energjisë dhe kapje të shtetit, por Kurti atëherë bëri një inxhinieri elektorale, ku e bllokoi Kosovën me muaj që zgjedhjet të caktohen në festa të fundvitit.

Arriti sukses, për shkak se i solli rreth 160,000 vota nga jashtë, derisa supozohet që rreth 90,000 votues të klasës së mesme, që votojnë partitë ish-opozitare, ishin jashtë vendit. Por kjo nuk ndodh më.

Personalisht, nuk e njoh më asnjë person që voton për LVV. Me siguri se ka ende, por përderisa në vitin 2021 thuajse gjysma e personave që i njoh ishin me këtë parti, tani nuk janë më.

Përshtypja është që zgjedhjet e 7 qershorit do të konfirmojnë rënien e përkrahjes për LVV dhe do të rikuperohen disa nga partitë opozitare. Por vendi, përsëri, nuk do të gjejë zgjidhje. Kjo për shkak se LVV e Kurti nuk bashkëpunojnë me askënd. Por edhe sikur të ndryshojnë, ata nuk kanë më miq e parti që do të bashkëpunojnë me ta.

Kështu që, sipas të gjitha gjasave, 7 qershori është vetëm akti i parë, ku konfirmohet rënia e LVV-së, por nuk do të gjenerojë zgjidhje që i nevojitet Kosovës. Por zgjedhjet tjera, të dytat në 2026, mund të jenë fatale për LVV. Për shkak se kur votuesit e kuptojnë që LVV po humb përkrahjen, rënia mund të përshkallëzohet.

Deri në fund të vitit 2026, LVV mund ta gjejë veten me vetëm rreth 30%-35% përkrahje, por edhe në opozitë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz