Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, shpalosi sot Pakon për Mbeturinat, me të cilën synon ta përmirësojë gjendjen në sektorin e menaxhimit të mbeturinave.
Duke e duke e quajtur këtë sektor si pikën më neuralgjike në tërë sistemin institucional në Kosovë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se për këtë pako, qeveria ka ndarë 1 milionë euro.
Ndërkaq, ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli -Dalipi, bëri me dije se nuk do të lejohet më gjendja me mbeturina të grumbulluara në kryeqytet dhe në qytetet e tjera të Kosovës, duke kërkuar përgjegjësi më të madhe institucionale në këtë drejtim.
Për më tepër, ajo paralajmëroi se pakoja parasheh edhe shpërblimin dhe ndëshkimin e komunave që nuk e kryejnë punën e tyre. Kjo duke iu ndarë fonde nëse e bëjnë punën si duhet, apo duke iu ndal buxhet nëse dështojnë në menaxhimin e mbeturinave.