BallinaLajmeOsmani nga frizerka i përgjigjet Konjufcës: Gruaja e lodhur nga puna vlen...

Osmani nga frizerka i përgjigjet Konjufcës: Gruaja e lodhur nga puna vlen më shumë së mijëra fjalët tuaja boshe

Të ngjajshme

Kurti dhe Pacolli prezantojnë pakon për largimin e deponive ilegale

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, bashkë me Kryeministrin e...

“E kishte fiksim”, dënohet me vdekje TikTok-eri që vrau 17 vjeçaren

Është dënuar me vdekje Umar Hayat, personi që akuzohet...

Policia sekuestron mijëra litra vaj motorik nga Serbia

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës...

Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar nën rreshta në lidhje me termin “frizerkë” që ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca e ka përdorur dje për të.

Nga një sallon ondulimi, Osmani ka shpërndarë fotografi me disa nga gratë që janë kandidate për deputete në listën e LDK-së dhe frizerkat e atij salloni.

“Veç puna e çon përpara Kosovën. Jo urrejtja e përçmimi! Asnjë grua që punon nuk duhet të jetë objekt përqeshjeje! As gruaja në sallon. As gruaja në market. As gruaja në shkollë. As gruaja në spital. As gruaja në zyre. As gruaja në Universitet. As gruaja që mban biznes. As gruaja që mban familje. As gruaja që punon pa u ndalur, edhe kur askush nuk ia sheh mundin”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo ka thënë se gratë janë shtylla e Kosovës.

“Janë heroinat tona të çdoditshme, që punojnë, kujdesen, krijojnë, shërbejnë, rrisin fëmijë, paguajnë taksa, dhe ndërtojnë jetë me djersën e tyre. Gruaja e lodhur nga puna vlen më shumë se mijëra fjalët tuaja boshe”, ka shtuar ajo.

Konjufca dje përmes reagimit të tij në Facebook, ka thënë se nuk e kishte fjalën për Osmanin dhe se për të kishte respekt por që video fliste ndryshe. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz