BallinaLajmeZyra e ish-kryeministrit Haradinaj kishte shpenzuar mbi 17 mijë euro në dy...

Zyra e ish-kryeministrit Haradinaj kishte shpenzuar mbi 17 mijë euro në dy dreka zyrtare

Të ngjajshme

Përfitimet nga çaji kamomil

Kamomili është një barishte që përdoret qysh nga periudha...

Spanja ia ‘terron’ Serbisë, e mposht pastër në “Ceramica”

Mikel Oyarzabali shënoi dy gola të shkëlqyer në pjesën...

Drekat e darkat e shtrenjta të Haradinajt, që tani është pjesë e koalicionit qeverisës, nuk janë arsyetuar, ka gjetur Auditori.

Zyra e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj kishte shpenzuar plotë 17 mijë e 150 euro vetëm në dy dreka zyrtare.

Këto të gjetura janë bërë të ditura nga Zyra Kombëtare e Auditorit. Njëra ishte në vlerë 8 mijë e 400 euro dhe tjetra në vlerë 8 mijë e 750€ euro.

Drekat e darkat e shtrenjta të Haradinajt, që tani është pjesë e koalicionit qeverisës, nuk janë arsyetuar, ka gjetur Auditori.

“Në dy pagesa të testuara për dreka zyrtare, njëra në vlerë 8,400€, dhe tjetra në vlerë 8,750€, përveç faturave me mbishkrimet se shpenzimet kishin të bënin me rastin e organizimit të pritjeve/koktejeve të caktuara, nuk kishte raport pranimi, e as listë të pjesëmarrësve apo axhendë të bashkangjitur të ngjarjeve”, thuhet në raport.

“Kjo kishte ndodhur si rezultat i neglizhencës së kabinetit në arsyetimin e shpenzimeve dhe komunikimit jo efektiv mes kabinetit dhe zyrës së financave. Ndikimi Shpenzimet për dreka zyrtare, pa siguruar dëshmitë e mjaftueshme për qëllimin dhe shfrytëzuesit e shërbimeve, rritë rrezikun që paratë publike të shfrytëzohen për qëllime jo zyrtare”, thuhet tutje në raport.

Image

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz