Zjarri i madh shkrumbon biznesin në Radhimë, rrezikohen hotelet dhe ndërtesat pranë zonës
dp

Lexo edheDita e Evropës, BE organizon nesër aktivitete kulturore dhe koncerte në Kosovë

Flakët kanë përfshirë një godinë të ndërtuar me material drusor, e cila shërbente gjatë sezonit veror për aktivitetet turistike në zonë.
Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa paraprakisht dyshohet se ai mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike ose faktorë të tjerë aksidentalë.
Në momentin e raportimit, objekti vijon të digjet, ndërsa flakët rrezikojnë të përhapen edhe drejt hoteleve dhe ndërtesave të tjera pranë zonës së përfshirë nga zjarri.

Lexo edheDita e Evropës, BE organizon nesër aktivitete kulturore dhe koncerte në Kosovë
Forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes dhe po punojnë për izolimin e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës, me qëllim shmangien e dëmeve të tjera materiale dhe rrezikut për përhapjen e bizneseve përreth.