Zjarret në kryeqytet, Komuna tregon zonat ku ka intervenime
dp

Lexo edheBanorët e rrugës “Dardania” në Fushë Kosovë në hall – rruga bllokohet çdo mbrëmje, pamundësohet hyrja me vetura në garazhet e banesave

Komuna e Prishtinës ka deklaruar se kryeqyteti po përballet me një situatë alarmante, si pasojë e zjarreve dhe erërave të forta.
“Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, në bashkëpunim me Brigadën Profesionale të Zjarrfikësve, është aktualisht në terren dhe po intervenon në 8 lokacione të ndryshme për shkak të shpërthimeve të zjarreve, ku janë të angazhuar 40 zjarrfikës në operacion” thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se aktualisht po ndërhyhet në rrugën “C”, pranë “Maxi 24”, në Panari, te Kosova B, në Rimanishtë, Trudë, Milloshevë, Llukar e Bardhosh.
“Jemi duke bërë maksimumin për t’u përgjigjur në kohë reale në të gjitha rastet dhe për të mbajtur situatën nën kontroll.

Lexo edheBanorët e rrugës “Dardania” në Fushë Kosovë në hall – rruga bllokohet çdo mbrëmje, pamundësohet hyrja me vetura në garazhet e banesave
Ju lutemi për bashkëpunim dhe mirëkuptim. Shmangni lëvizjet në afërsi të zonave të prekura dhe raportoni çdo rast emergjent në numrat: 0800 122 33 dhe 0800 122 44” thuhet në njoftim.