Zjarre në Fier dhe Kavajë! Arrestohen 4 persona
dp

Lexo edheOperacion i përbashkët Shqipëri-Itali kundër trafikut të drogës, prokurori: Sekuestruam restorante luksoze, apartamente, rrjet televiziv, makina

Policia ka arrestuar katër persona në Fier dhe Kavajë për zjarrvënie të qëllimshme apo nga pakujdesia, që shkaktuan dëme në toka bujqësore dhe pemëtore.
Në Fier, 41-vjeçari J. S. u kap në flagrancë duke ndezur zjarr pranë urës së fshatit Hoxharë e Vjetër, ku flakët dogjën një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.
Ndërsa në Peqinaj dhe Zhabjak, u arrestuan F. P., R. M. dhe J. M., të cilët gjatë djegies së mbeturinave në tokat e tyre, humbën kontrollin mbi flakët, duke shkaktuar djegien e pemë frutore dhe një banese të pabanuar.

Lexo edheOperacion i përbashkët Shqipëri-Itali kundër trafikut të drogës, prokurori: Sekuestruam restorante luksoze, apartamente, rrjet televiziv, makina
Policia apelon për shmangien e zjarrvënieve dhe paralajmëron ndëshkime ligjore për çdo shkelës.