Zhegrova e trullos kundërshtarin me një veprim maestral
BILLI

Lexo edheZbulohet se kur do të luhen ndeshjet e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve

Edon Zhegrova njihet për shkathtësitë e tij të jashtëzakonshme teknike. Ylli i ri kosovar e ka trullosur një kundërshtar me një veprim maestral, në ndeshjen e fundit të ekipit të tij, Basel.
Edon Zhegrova po kalon nëpër një formë mjaft të mirë të karrierës së tij, shkruan Gazeta Express.
Ylli i ri kosovar po ka më shumë hapësira në ekipin e Baselit.
Kjo u vërtetua edhe në ndeshjen e fundjavës që shkoi, ku përfaqësuesi kosovar luajti gjatë tërë ndeshjes kundër Luzernit.
Lexo edheZbulohet se kur do të luhen ndeshjet e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve
Edhe pse ekipi i tij pësoi humbje, futbollisti kosovar ishte protagonist me lëvizjet dhe ekzibicionet e tij.
Prej tyre, një herë prishtinasi e trullosi një kundërshtar, të cilin e mashtroi me një veprim maestral me lëvizje trupore.
Zhegrova njihet për shkathtësitë e tij të padiskutueshme teknike, me të cilat jo rrallë herë i ngre në këmbë të gjithë shikuesit në stadium. /Gazeta Express/