back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeZëvendëskryeministri thotë se Asociacioni themelohet gjatë vitit 2018

Zëvendëskryeministri thotë se Asociacioni themelohet gjatë vitit 2018

Të ngjajshme

Zhegrova zbulon se a do të luajë në derbi kundër Interit

Edon Zhegrova është prezantuar zyrtarisht si futbollist i Juventusit,...

PROFIL/ Kush janë ministrat e rinj në kabinetin e Edi Ramës

Kabineti i ri qeveritar i Edi Ramës dalë nga...

Bislimi dhe Petkoviq në Bruksel

Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi,...

Njëri prej Zëvendëskryeministrave të Qeverisë së re, Dolibar Jevitq ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të themelohet gjatë vitit 2018 e jo siç parashihet në Programin e Qeverisë për vitin 2022.

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq, ka thënë se më nuk ka justifikime për shtyrjen e formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Jevtiq, në një intervistë për Gazetën serbe “Politika”, ka deklaruar se tani është koha që Aasociacioni të formohet ashtu siç palët kishin rënë dakord në Bruksel.

“Është e pakontestueshme se Asociacioni i Komunave Serbe do të formohet dhe do të insistojmë që kjo të mos shtyhet deri në vitin 2022, sçë shkruan në programin e Qeverisë, por gjatë vitit të ardhshëm”, tha Jevtiq.

Ai tha se tashmë është bërë hapi i parë meqë ‘kjo çështje ka hyrë në programin e Qeverisë, në të cilin është futur edhe një problem i rëndësishëm, e ky është kthimi i serbëve në Kosovë”.

Në programin e Qeverisë parashihet që deri në vitin 2021 të formohet Asociacioni i Komunave serbe sipas Marrëveshjes së Brukseli.

Që të formohet AKS, sipas gazetës së Beogradit “Politika”, janë paraparë pesë hapa.

Hapi i parë është që Qeveria e Kosovës të miratojë dekretin për formimin e AKS-së p. Pas tij Kushtetuta e Kosovës duhet ta miratojë këtë dekret me të cilin krijohen kushtet që AKS të futet në sistemin e drejtësisë. Hapi i tretë është që ekipi drejtues, i cili përbëhet nga katër serbë, të hartojë projektstatutin dhe t’ia dërgojë atë Brukelit.

Pastaj, në hapin e katërt ,delegacionet nga Beogradi e Prishtina në BE do të harmonizojnë detajet e këtij dokumenti. Kur të marrë fund kjo, parashihet mbajtja e Kuvendit themelues të AKS-së me ç’rast edhe përfundon i gjithë procesi.

Nënkryetari aktual i Qeverisë së Kosovës dhe ministri për Komunitete e kthim Dalibor Jevtiq për këtë gazetë të Beogradit ka thënë se Lista Serbe ka insistuar që në programin e Qeverisë së re të futen dispozitat e marrëveshjes së koalicionit me partitë shqiptare e njëkohësisht edhe detyrimet ndërkombëtare të Kosovës.

“Kjo në radhë të parë do të thotë formim i AKS-së, pastaj mënjanimi i pengesave politike e administrative për kthimin e serbëve të shpërngulur dhe përmirësimin e kushteve të tyre. Të gjitha këto i kam propozuari si ministër dhe këto i ka pranuar Qeveria. Kemi insistuar që formimi i AKS-së zyrtarisht të jetë në mandatin e Qeverisë së Kosovës nga viti 2017 deri në vitin 2021 dhe kjo është bërë”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz