back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeZëdhënësi i PDK’së: 26 vjeçari e humbi jetën vetëm pse nuk kishte...

Zëdhënësi i PDK’së: 26 vjeçari e humbi jetën vetëm pse nuk kishte librezë partie për të shmangur karantinimin

Të ngjajshme

Policia sekuestron pesë thasë drogë në Mirditë, shpallen në kërkim tre persona

Policia në Shqipëri ka sekuestruar pesë thasë me të...

KFOR-i vendos shenja të reja sinjalizuese përgjatë kufijve të Kosovës

Ushtarët e KFOR-it po vazhdojnë të instalojnë shenja të...

Irlanda kërcënon të tërhiqet nga Eurovisioni nëse Izraeli merr pjesë

Transmetuesi shtetëror irlandez RTE ka deklaruar se nuk do të...

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi ka reaguar pas vdekjes së 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve.

Bytyçi në një postim në Facebook, ka shkruar se vdekja e një qytetari të këtij vendi, në kohë pandemie është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e institucioneve.

Ai ka shkruar se 26 vjeçari e humbi jetën vetëm pse nuk kishte librezë partie për të shmangur karantinimin, edhe pse kishte dokumentin për gjendjen e rënduar shëndetësore.

Postimi i plotë i Bytyçit:

Albin Kurti në reagimin e fundit e paska gjetur fajtorin për dështimin e tij politik në kohë pandemie, edhe për shkeljen e Kushtetutës dhe çdo dështim tjetër.

Na qenka opozita, e cila sipas tij e paska penguar punën e Kuvendit dhe rrjedhimisht punën e Qeverisë në detyrë dhe të Ministrit të Shëndetësisë.

Një tentim i neveritshëm i një politikani që tanimë është mësuar të sakrifikoj jetë njerëzish për interesat e tij meskine për të ardhur në pushtet por edhe për ta mbajtur pushtetin.

Sikur t’i kishte marrë parasysh rekomandimet e Partisë Demokratike të Kosovës për shtimin e testeve, ngritjen e kapaciteteve të karantinimit si dhe menaxhimin e situatës në tërësi, sot Agoni, ndoshta do të ishte në mesin e familjarëve të tij.

Vdekja e një qytetari të këtij vendi, në kohë pandemie është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e institucioneve. Qytetari e humbi jetën vetëm pse nuk kishte librezë partie për të shmangur karantinimin, edhe pse kishte dokumentin për gjendjen e rënduar shëndetësore.

Hetimi i menjëhershëm dhe i paanshëm është i domosdoshëm që të vihet drejtësi për Agonin dhe familjen e tij!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz