Zbuloni stadiumet ku do të luhet Evropiani i Futbollit
BILLI

Lexo edheKryetari Lladrovci pret në takim Arton Kocin, fitues i vendit të parë të Kupës së Kosovës dhe Mbarëkombëtare në Bodybuilding

Kushti kryesor i UEFA-s ishte prania e tifozëve në stadium dhe për këtë arsye dy prej qyteteve të përzgjedhura u tërhoqën, pasi nuk mundën të garantojnë diçka të tillë prej masave të pandemisë.
Bilbao dhe Dublini kanë hequr dorë nga organizimi dhe vendin e tyre do ta marrin Sevija (Spanjë), që ka një situatë nën kontroll sa i përket Covid-19 si dhe Shën Peterburgu, në Rusi.
Ndeshjet në Sevija do të luhen në La Kartuha, stadiumin me kapacitet prej 60 mijë vendesh ku këtë sezon u zhvilluan finalja e Kupës së Mbretit dhe Superkupa e Spanjës.

Lexo edheKryetari Lladrovci pret në takim Arton Kocin, fitues i vendit të parë të Kupës së Kosovës dhe Mbarëkombëtare në Bodybuilding
Mynihu u konfrimua gjithashtu në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, pasi ishte në dyshim të vazhdueshëm nëse do të merrte dritën jeshile nga rajoni për lejimin e spektatorëve.
Euro 2020 do të shpërndahet në Romë, Kopenhagen, Bukuresht, Budapest, Amsterdam, Gllasgou, Baku, Londër Shën Pjetërburgu, Sevija dhe Mynihu. Secili prej vendeve do të presë 3 ndeshje në fazën e grupeve, një ndeshje të fazës me elimim direkt, ndërkohë që Londra do të mirëpresë gjysmëfinalet dhe finalen e madhe.