HomeLajmeZbulohet pllaka përkujtimore e Rexhep Tafës, mjeku që sakrifikoi gjithçka për lirinë

Zbulohet pllaka përkujtimore e Rexhep Tafës, mjeku që sakrifikoi gjithçka për lirinë

Të ngjajshme

​Haradinaj: Lufta jonë çlirimtare na solli Aleancën me NATO-n

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Uran Ismaili: Thaçi dhe Veseli janë arkitektë të UÇK-së dhe shtetit të Kosovës (VIDEO)

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili,...

Përplasi për vdekje 7-vjeçarin një ditë më parë, dëshmon regjisori Petri Bozo

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme...

Në Ambulantën e Mjekësisë Familjare në Bec, ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka zbuluar pllakën përkujtimore të Rexhep Tafës, mjekut që sakrifikoi gjithçka për lirinë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Rexhep Tafa, së bashku me Bekim Tafën, sot invalid i luftës, sakrifikoi gjithçka për t’u dalë në ndihmë të plagosurve.

“Sot, në nderim të veprës dhe sakrificës së tij, vendosëm pllakën përkujtimore në Ambulantën e Mjekësisë Familjare në Bec, si shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e çmuar të Dr. Rexhep Tafës në kohët më të rënda për vendin. Gjithmonë krenar me rrugëtimin tonë për liri. Lavdi veprës dhe kujtimit të Dr. Rexhep Tafës!”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz