HomeLajme​Haradinaj: Lufta jonë çlirimtare na solli Aleancën me NATO-n

​Haradinaj: Lufta jonë çlirimtare na solli Aleancën me NATO-n

Të ngjajshme

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar në përvjetorin e rënies, luftëtarët e Dukagjinit, Arben e Luan Qerimaj, Fetah Selca, Besim Alijaj, Rexhep Tafa dhe Haki Krasniqi.

Përmes, një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari i nderit të Aleancës, Ramush Haradinaj ka shkruar se derisa nderojmë dëshmorët e luftës sonë çlirimtare, kujtojmë se sa e shtrenjtë është liria që e gëzojmë sot.

Postimi i plotë:

Arben e Luan Qerimaj, u rritën nën frymën patriotike e atdhedashëse, të inspiruar nga familjarët e tyre që ishin gjatë gjithë jetës në luftë me armikun. U bashkuam sot në Gllogjan, në nderim e kujtim të luftëtarëve më të zotë që kishte Dukagjini, Arben e Luan Qerimaj, Fetah Selca, Besim Alijaj, Rexhep Tafa dhe Haki Krasniqi.

Derisa nderojmë dëshmorët e luftës sonë çlirimtare, ne kujtojmë se sa e shtrenjtë është liria që e gëzojmë sot. Ishte lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NATO-n e udhëhequr nga Amerika. Falë sakrificës së luftëtarëve të UÇK-së dhe brezave që kontribuuan ndër vite për Atdheun sot ne gëzojmë shtetin e pavarur.

Lavdia u takon të gjithë atyre që u vunë në mbrojtje të Atdheut!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz