Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka zyrtarizuar dy ndeshje miqësore gjatë muajit qershor.
“Dardanët” e rinjë, të udhëhequr nga Hekuran Kryeziu, do të luajnë kundër Turqisë dhe Luksenburgut, shkruan IndeksOnline.
Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar orarin e këtyre ndeshjeve, ku me 3 qershor, Kosova U21 do të jetë mysafire e Turqisë, ndeshje e cila do të nis në ora 19:00, sipas orës tonë lokale.
Tre ditë më vonë, në Kampin Nacional në Hajvali, Kosova U21 do të jetë nikoqire e Luksenburgut, ndeshje e cila zhvillohet nga ora 17:00./IndeksOnline/
