Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, priti në takim ekipin e filmit “Dua”, pas suksesit të jashtëzakonshëm në Festivalin e Kanës.
Filmi u vlerësua me çmimin “SACD” në kuadër të “Semaine de la Critique”.
Sipas njoftimit, në takim u përgëzua regjisorja Blerta Basholli dhe gjithë ekipi për këtë arritje të rëndësishme për kinemanë e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Ky sukses është një tjetër dëshmi të nivelit të lartë artistik të filmbërësve tanë dhe pranisë gjithnjë e më të fuqishme të kinemasë sonë në festivalet më prestigjioze botërore.