Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme në fshatin Mengël në qytetin e Elbasanit, ku nga përplasja fatale me makinë humbi jetën një 7-vjeçar, ka dëshmuar këtë të martë autori i ngjarjes, regjisori Petri Bozo.
Sipas dëshmisë, Bozo mësohet se ka deklaruar se në momentin e aksidentit ai ka qenë me shpejtësi të ulët dhe nuk ka parë se çfarë ka përplasur, si dhe se është përpjekur ta shmangte aksidentin.
“Kam qenë me shpejtësi të ulët për shkak të kufizuesit të shpejtësisë dhe “policit të shtrirë” në rrugë. Kam përshëndetur një oficer policie që ndodhej aty. Më pas kam goditur një objekt; nuk e kam parë çfarë ishte. Kam tentuar të devijoj kur kam ndjerë përplasjen. Kur kam dalë nga makina, kam parë fëmijën”, ka dëshmuar ai.