Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar fushatën e PSD-së, duke thënë se kritikat e tyre ndaj opozitës po fokusohen në pasurinë dhe mënyrën e jetesës së disa liderëve politikë.
Kajtazi përmendi konkretisht Uran Ismailin, Lumir Abdixhikun dhe Vjosa Osmanin, për jetesën e tyre në lagjen Marigona.
Sipas tij, Abdixhiku e ka blerë shtëpinë para se të hynte në politikë, ndërsa Ismaili është marrë me biznes edhe para angazhimit politik, gjë që sipas tij nuk përbën problem.
Ai shtoi se lagjet e tilla shpesh identifikohen si zona të pasura dhe nuk janë të lidhura vetëm me një parti politike, duke përmendur se edhe zyrtarë të Lëvizja Vetëvendosje jetojnë aty, si Besnik Bislimi, Luan Dalipi dhe Liburn Aliu.
“Ju (Dardan Molliqaj) po e goditni opozitën në fushatë, në disa pika,në pasuri të disa lideerëve, konkretisht Uran Ismaili për shkak të biznesit, Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmanin që jetojnë në lagjen marigona. Janë disa fakte që duhet me i analizu. Lumiri e ka ble shpinë pa qenë në politikë, kur ka qenë në sektor privat, akademik. Kjo nuk e bën ata fajtor pse jeton në atë lagje. Urani është marrë me biznes moti para se me hy në politikë. Natyisht njeri punon për me rrit biznesin. E treta shumë e rëndësishme që këto lagje janë sinonim i pasurisë e oligarkisë, ka edhe të LVV, që nuk jeni marrë ju. Rast konkret Besnik bislimi, Luan Dalipi, Liburn Aliu. Këto janë fakte me të cilat nuk po merrni e po i anashkaloni”, tha Kajtazi në “VV Show”.