HomeShowBizAgai ndëshkon Mozën dhe Zhakun

Agai ndëshkon Mozën dhe Zhakun

Të ngjajshme

Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë, ASK: Çmimet u ngritën me 4.3% brenda një viti

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur...

Velipoja është gati për pushuesit

Kryetari i komunës së Shkodrës, Benet Beci ka publikuar...

Qëndrim Kryeziu: Në Llapnasellë, Çagllavicë dhe Graçanicë, dinari po shkon ujë-ujë

Kandidati për deputet në listën e Partisë Demokratike të...

LDK publikon orarin zgjedhor të tubimeve

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nga 28...

Tensione dhe masa të forta disiplinore në Ferma VIP. Pas vendimit për penalizimin e Ilir Shaqirit, produksioni ka ndërmarrë një tjetër hap të ashpër ndaj dy fermereve, Mimoza Ahmetit dhe Zhakut.

Gjatë spektaklit të fundit, moderatorja Arbana Osmani lexoi zarfin e ardhur nga Agai, ku njoftohej vendimi për izolimin e menjëhershëm të dy konkurrenteve në ambientet e “fakirit”.

Sipas produksionit, refuzimi i vazhdueshëm për të marrë pjesë në sfidat dhe detyrat e përcaktuara ka shkelur rregullat bazë të formatit dhe ka cenuar frymën e lojës. Në njoftim u theksua se sfidat dhe detyrat nuk janë zgjedhje personale, por pjesë e detyrueshme e eksperiencës në fermë.

Si pasojë, Moza dhe Zhaku do të qëndrojnë të izoluara deri të premten, pa asnjë kontakt me fermerët e tjerë, përveç komunikimeve të domosdoshme gjatë sfidave të caktuara nga Agai. Produksioni vendosi gjithashtu rregulla edhe më të forta për periudhën e izolimit.

Paralajmërimi nuk u ndal vetëm te dy konkurrentet. Agai bëri të qartë se çdo fermer tjetër që do të komunikojë me to jashtë rregullave të përcaktuara, rrezikon përjashtimin nga gara.

Vendimi ka shkaktuar reagime të shumta mes publikut dhe ndjekësve të formatit, ndërsa pritet të shihet se si do të ndikojë kjo situatë në dinamikat e lojës dhe marrëdhëniet mes banorëve në ditët në vijim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz