Zbulohet paga e Sebino Plakut te Llapi, 34 vjeçari njëri ndër më të paguarit në Superligë
BILLI

Lexo edheBatatina konfirmon shumën e fituar nga shitja e Mirlind Dakut në Osijek

Sebino Plaku ishte njëri ndër ardhmjet më të bujshme në futbollin kosovar gjatë afatit kalimtar të verës, shkruan Gazetasheshi.com.
34 vjeçari erdhi nga Kamza te Llapi, klub ky i cili u detyrua të hap thesin për ta paguar ish-sulmuesin e shumë skuadrave në Shqipëri.
Kryetrajneri i kësaj skuadre Tahir Batatina zbuloi për “Infokusin” edhe pagën e sulmuesit nga Tirana.
“5 mijë euro është paga mujore e Sebino Plakut. 50% e pagës i është dhënë para kesh në duar, ndërkohë 50% të tjera do ti dalin përmes rrogës. Paga e tij vjetore është 60 mijë euro”, deklaroi Batatina.

Lexo edheBatatina konfirmon shumën e fituar nga shitja e Mirlind Dakut në Osijek


Ai po ashtu theksoi se me pagë të njejtë është edhe mesfushori Mentor Zhdrella, ndërkohë që paga vjetore e futbollistëve të tjerë varion nga 30 deri në 40 mijë euro.
Paga më e vogël në Klubin Futbollistik “Llapi” është 500 euro./Gazeta Sheshi/