Batatina konfirmon shumën e fituar nga shitja e Mirlind Dakut në Osijek

Transferimi i Mirlind Dakut te skuadra kroate Osijek, i ka mbushur arkat e skuadrës së Llapit. Plot 60,000 euro llapjanët i kanë inkasuar nga shitja e sulmuesit gjilanas, shkruan Gazetasheshi.com.
Këtë informacion e ka zbuluar kryetrajneri i kësaj skuadre Tahir Batatina, i cili në një intervistë dhënë “Infokusit”, teksa ka konfirmuar se Llapi zotëron ende 15% të kartonit të futbollistit.
“Klubi i Llapit ka fituar 60,000 euro nga shitja e Mirlind Dakut, si dhe posedon 15% të kartonit të futbollistit. Në çdo shitje të tij në klubet evropiane ne do ti marrim 15% të parave”, deklaroi Batatina.
Ai më pas foli edhe për transferimin e Festim Alidemës te skuadra tjetër kroate Slaven Belupo. Por, për dallim nga ‘operacioni’ Daku, Llapi nuk mori asnjë cent nga shitja e sulmuesit pozheranas.

Lexo edhe“Çmenduri” në Premier League, refuzohen dy ofertat e para për Vedat Muriqin
“Nga shitja e Festim Alidemës nuk kemi kërkuar para nga Slaven Belupo. Por, njësoj sikurse te Daku ne zotërojmë 15% të kartonit të futbollistit dhe do të përfitojmë nga çdo shitje e tij”, shtoi ndër të tjerash Batatina.
Batatina potencoi gjithashtu se Klubi Futbollistik “Llapi” është i fokusuar që investimet e bëra ti kompenzojë nga shitja e futbollistëve të rinj.














