Zbulohen datat e rifillimit dhe përfundimit të Serie A
BILLI
Lexo edheKy është reagimi i Drenicës pasi MKRS nënshkruajti marrëveshje për renovim të stadiumit ‘Bajram Aliu’
Pavarësisht se virusi vazhdon të jetë prezent në Itali, mediat raportojnë një datë të mundshme për rifillimin e kampionatit.
Një video-konferencë është planifikuar të bëhet më 13 maj, ku do të diskutohet për rifillimin e kampionatit dhe të drejtat televizive.
Sipas “La Repubblica” qeveria italiane do të marrë në konsideratë datën 14 qershor për rinisjen e Serie A. Megjithatë gjithçka do të varet nga ecuria e kurbës së virusit dhe nëse do të vazhdojë të ulet, atëherë do të jepet drita jeshile për rinisjen e kampionatit.
Skenari është që Serie A të rinisë më 14 qershor dhe të përfundojë në fund të korrikut, ndërsa Serie B të fillojë në fillim të korrikut dhe të mbarojë në gusht. Gjithçka për këto do të vendoset në video-konferencën që do bëhet më 13 maj.

Lexo edheKy është reagimi i Drenicës pasi MKRS nënshkruajti marrëveshje për renovim të stadiumit ‘Bajram Aliu’