Pep Guardiola is the first Premier League manager to be shown a yellow card.
That didn’t take long 

Pep Guardiola është ndëshkuar me kartonë të verdhë në ndeshjen finale të Superkupës së Anglisë ndaj Liverpoolit.
Gjyqtarët në Angli kanë filluar t’i zbatojnë rregullat e reja të vendosura nga FIFA para nisjes së sezonit të ri.
Njëra nga rregullat e reja është zbatuar sot (e diel) në finalen e Superkupës së Anglisë në mes të Manchester Cityt dhe Liverpoolit.
Bëhet fjalë për ndëshkimin e trajnerëve dhe lojtarëve të bankës rezervë me kartonë të verdhë ose të kuq.
Guardiola është ndëshkuar me kartonë të verdhë nga gjyqtari Martin Atkinson, duke u bërë trajneri i parë që ndëshkohet me rregulla të reja.
Ndëshkimi i spanjollit erdhi në minutën e 42-të të ndeshjes.

Lexo edhePas më shumë se një viti, Van Dijk u driblua për herë të parë sot
Pep Guardiola is the first Premier League manager to be shown a yellow card.
That didn’t take long