BallinaLajmeLajmet e FunditYlli i Real Madridit pëson lëndim, nuk pritet të mungojë në Kupën...

Ylli i Real Madridit pëson lëndim, nuk pritet të mungojë në Kupën e Botës për Klube

Real Madrid do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ditët në vijim për të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube të FIFA-s, teksa Xabi Alonso përballet me sfidën e tij të parë si trajner i ekipit. 

Pas një sezoni 2024/25 pa trofe për Carlo Ancelottin, tekniku italian është larguar nga klubi për të nisur një aventurë të re me përfaqësuesen e Brazilit.  

Në vend të tij ka ardhur ish-mesfushori Xabi Alonso, i cili ka marrë drejtimin e skuadrës me përqendrim të plotë tek turneu që do të zhvillohet në SHBA. 

Real Madridi do të udhëtojë drejt Amerikës me një skuadër të plotë dhe ambicioze, pasi përveç përfitimeve financiare të konsiderueshme që ofron kompeticioni, presioni për një nisje pozitive për Alonson është i lartë. 


Real Madridi me një mesazh prekës për Luis Enriquen pasi fitoi Ligën e Kampionëve

Lexo po ashtu
Real Madridi me një mesazh prekës për Luis Enriquen pasi fitoi Ligën e Kampionëve

Në përbërjen e skuadrës do të jenë edhe dy përforcimet e reja, Trent Alexander-Arnold dhe Dean Huijsen, të cilët do të jenë pjesë e ekipit që do të udhëtojë drejt Miamit, ndërsa Alonso përfundon përgatitjet, pas një shqetësimi të vogël për portierin Thibaut Courtois. 

Një njoftim nga klubi konfirmoi se ai nuk do t’i bashkohet kombëtares për shkak të një një shqetësim në zonën e shpinës. Sipas raportimeve nga Diario AS, pjesëmarrja e tij në Kupën e Botës për Klube nuk është në rrezik. 

Turneu i zgjeruar nis më 14 qershor, ndërsa Real Madrid do të zhvillojë ndeshjen e parë më 18 qershor ndaj Al-Hilalit. 

 Më pas, do të përballet me Pachucan më 22 qershor dhe Salzburgun më 26 qershor në Grupin H, përpara mundësisë së fillimit të fazës me eliminim direkt më 30 qershor ose 1 korrik. 

Duke qenë se pjesa më e madhe e skuadrës së Alonsos do të jetë e angazhuar me kombëtaret respektive në fillim të qershorit, Real Madridi ende nuk ka konfirmuar planet e udhëtimit. 

 Disa lojtarë mund të udhëtojnë drejt SHBA-ve veçmas, në varësi të angazhimeve të tyre ndërkombëtare./Telegrafi/

- Advertisement -