back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaDrenica +Drenica SportYll Hoxha thirrje tifozëve: Ejani ta mposhtim racizmin dhe Slovanin të martën...

Yll Hoxha thirrje tifozëve: Ejani ta mposhtim racizmin dhe Slovanin të martën në Prishtinë

Të ngjajshme

AKP: Prokurimi vazhdon të jetë pika më e ndjeshme për dyshime korrupsioni

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit tha se edhe pse...

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Vengu: Kjo padrejtësi e institucionalizuar rihap plagë historike

Duke reaguar ndaj kërkesave për dënime maksimale për ish-drejtuesit...

Forcohet zbatimi i Strategjisë për Armë të Vogla, të Lehta dhe Eksplozivë

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u zhvillua takimi...

Foleja dhe Kolegji AAB nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi strategjik

Foleja ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin AAB,...

Situatën si jomiqësore në sfidën ndërmjet Slovan – Feronikeli në kuadër të Ligës së Evropë,s të krijura nga tifozët sllovak e ka përshkruar edhe mbrojtësi prishtinas i Feronikelit, Yll Hoxha. Hoxha në një bisedë për gazetën “Zëri”, ka thënë se kanë dëgjuar tërë kohën thirrje raciste dhe u është bërë presion nga publiku.

“Kemi shumë shpresa që do t’i eliminojmë. Atje nuk kemi shkuar të dorëzuar, por kemi dhënë maksimumin në fushë që të dalim me rezultat pozitiv, edhe pse përballë kemi një ekip të fortë”, ka thënë Hoxha, i cili më pas ka folur edhe për prapaskenat që e kanë përshkruar këtë ngjarje, që ka zgjuar interesim shumë të madh.

“Ata kanë shtruar shumë presion me brohoritje të ndryshme kundër Kosovës dhe kemi pasur provokime, por ne jemi profesionistë dhe atje ishim vetëm për futboll, çka nuk kemi rënë në provokime të tyre”, ka thënë Hoxha, i cili e pranon se ato thirrje nuk janë të mira për asnjë lojtar.

“Është e keqe, por ajo sjellje e tyre vetëm sa na motivon për ndeshjen kthyese të martën, që e luajmë në Prishtinë. Do të japim gjithçka nga vetja që t’i mposhtim. Shpresoj shumë dhe kam besim që stadiumi ‘Fadil Vokrri’ do të jetë i stërmbushur. Presim përkrahje sa më të madhe dhe tifozët tanë të jenë lojtari i 12-të në fushë”, ka përfunduar Yll Hoxha./Zëri.info

Të Fundit

Sport

ShowBiz