Xhaferi: Jam i kënaqur që Ivanovi ia dorëzoi mandatin Zaevit
03

Lexo edheIvanov ia dorëzoi mandatin Zaevit për të formuar qeverinë e Maqedonisë

Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi tha se është i kënaqur që presidenti Ivanov ia dha mandatin liderit të LSDM-së Zoran Zaev për të formuar qeverinë, transmeton TetovaSot.
I pyetur se kur do të ketë një seancë për të formuar qeverinë, Xhaferi tha se nuk varet nga ai, por nga mandatari që është emëruar i cili ka afat prej 20 ditëve për të formuar qeverinë.
Përndryshe Xhaferi sot ishte në prokurori për të dhënë dëshmi në lidhje me ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvend.
Lexo edheIvanov ia dorëzoi mandatin Zaevit për të formuar qeverinë e Maqedonisë
Në prokurori Xhaferi ka thënë se dëshmia e tij do të ndihmojë hetimin për të gjetur autorët dhe organizatorët e kësaj ngjarje, si dhe kush i hapi dyert e Kuvendit për të hyrë protestuesit brenda ndërtesës së kuvendit./TetovaSot/