Anthony Joshua e ka fituar meçin e boksit kundër Joseph Parker të shtunën pasmesnate në Cardiff të Uellsit, duke e shtuar edhe një brez atë WBO.
Joshua fitoi këtë duel, pas vendimit unanim të gjyqtarëve.
E pas meçit, ai i kërkoi duel Wilderit, i cili menjëherë iu përgjigj.
Ja çfarë tha Wilder:
“Unë dua që ky meç të zhvillohet. Hajde të ndeshemi”, tha fillimisht Wilder
“Leni anash arsyetimet, le të ‘luftojmë’.
“Është shumë e lehtë, le të ndeshemi dhe ta shohim kush është më i fortë”, përfundoi Wilder.