VV kërkoi slogan për fushatë, Mërgim Lushtaku reagon me ironi: Po ua propozoj: Samia, Samia, Samia
dp

Lexo edheSami Lushtaku thotë se neser do të bëjë padi ndaj Kurtit: Po vazhdon me shpifje

Mergim Lushtaku nga PDK-ja ia ka sugjeruar Lëvizjes Vetëvendosje që sloganin ta kenë “Samia, Samia Samia”.
Kjo pasi kryeministri në detyrë Albin Kurti sërish e ka përmendur Sami Lushtakun, duke pretenduar se me veturën e tij ka tentuar të bënte aksident me eskortën e tij.
Lushtaku ka thënë se këtë rast të cilin e përmendi Kurti është hedhur poshtë nga organet e drejtëisë.

Lexo edheSami Lushtaku thotë se neser do të bëjë padi ndaj Kurtit: Po vazhdon me shpifje
“Meqë po kërkojnë slogan për këtë fushatë, ua propozoj këtë: “Samia, Samia, Samia”. Mjaft më me shpifje, manipulime e mashtrime ndaj qytetarëve. E vërteta nuk mbulohet me propagandë. Rasti që sharlatani Kurti përmendi është shqyrtuar nga organet e drejtësisë dhe është hedhur poshtë plotësisht si i pavërtetë. Këtë e di shumë mirë edhe vetë ai. Për më tepër, kjo është edhe qesharake”, ka thënë ai. /Gazeta Express