back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeVrasja e 4-fishtë në Pozhoran, familja kishte për t’u kthyer nesër në...

Vrasja e 4-fishtë në Pozhoran, familja kishte për t’u kthyer nesër në Zvicër

Të ngjajshme

Hamza viziton bizneset në Gjakovë, premton mbështetje për sektorin privat dhe lehtësira fiskale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati...

Arrestohet i dyshuari në Prishtinë për dhunë fizike dhe psikike ndaj shtetases së huaj

Një person është arrestuar në Prishtinë për shkak se...

Zhegrova reagon pas fitores ndaj Romës: Koha do ta tregojë

Edon Zhegrova ka reaguar në rrjetet sociale pas fitores...

I dërguari i Putinit i quan konstruktive diskutimet me amerikanët mbi “marrëveshjen e paqes”

Kirill Dmitriev, i dërguar i udhëheqësit të Kremlinit, Vladimir...
- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 18:00, në fshatin Pozhoran, komuna e Vitisë, ku dyshohet të ketë ndodhur një vrasje e katërfishtë, motivet e së cilës për momentin ende nuk dihen.

Sipas informatave fillestare, dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje.

E njëjta familje kishte ardhë nga Zvicra për t’i kaluar pushimet në Kosovë, ndërsa sipas familjarëve të cilët kanë folur në kushte anonimiteti babai kishte vrarë së pari njërin djalë, më pas tjetri kishte tentuar të ikte, por që s’ia kishte dalë, më vonë kryefamiljari vrau gruan dhe në fund edhe vetën.

E njëjta familje gjithashtu mësohet se nesër kishte për t’u kthyer në shtetin zviceran, transmeton IndeksOnline.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz