Votohet pro ndërtimit të statujës së Fadil Vokrrit, mësoni vendin ku do të qëndrojë ajo
BILLIPërditësuar më

Lexo edheTrajneri i Reims me fjalë të mëdha për Zenelin

Kuvendi i Kosovës ka votuar pro ndërtimit të statujës së Fadil Vokrrit.
Me kërkesën e MKRS-së, organi legjislativ ka votuar në favor të ndërtimit të statujës për legjendën tashmë të ndjerë të futbollit kosovar, ish kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrrin, shkruan GazetaBlic.
Vokrri, njëri nga më meritorët që Kosova është pjesë e shtëpisë së madhe të futbollit evropian dhe atij botëror, humbi jetën me datën 9 Qershor të vitit të kaluar pas një sulmi në zemër.

Lexo edheTrajneri i Reims me fjalë të mëdha për Zenelin
Ndërkohë është mësuar edhe vendi ku do të ndërtohet statuja. Ajo do të jetë pranë stadiumit që me krenari e mban emrin e legjendës.
/GazetaBlic/