Tahiri thumbon Vjosa Osmanin: Kishim një presidente notere të Kurtit, Shiroka-Pula të demonstrojë integritet
dp

Lexo edheMaliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike: Aleatët më të natyrshëm i ka mediat dhe shoqërinë civile

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se Kosovës i duhet një presidente që mbron Kushtetutën, unitetin dhe interesat shtetërore e kombëtare, e jo një presidente që, sipas saj, i shërben kryeministrit Albin Kurti.
Ajo ka bërë një krahasim me presidentet e mëparshme, duke iu referuar njërës si “police” dhe tjetrës si “notere e kryeministrit”.
“E patëm një presidente police, të dytën notere të kryeministrit, tash presidentja akademike duhet të demonstrojë se kemi presidente me integritet, që mbron unitetin, interesat shtetërore dhe kombëtare, në pajtim me Kushtetutën, sepse Kushtetuta jonë u lodh duke qenë e shkelur tash sa vite nga kjo qeveri”, ka shkruar Tahiri.

Lexo edheMaliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike: Aleatët më të natyrshëm i ka mediat dhe shoqërinë civile