Trajneri i Reims me fjalë të mëdha për Zenelin

Trajneri i Stade de Reims ka pasur vetëm fjalë të mira për Arbër Zenelin, anësorin kosovar që dje debutoi për klubin e tij të ri pas transferimit nga Heerenveen. Ai e vlerëson 23-vjeçarin si e ardhmja e klubit francez.
Trajneri David Guion e ka lartësuar Arbër Zenelin, i cili debutoi nga stoli në fitoren e Reims 2-1 kundër Marseille të shtunën në Ligë 1, duke thënë se është fantastike sesi kosovari është adaptuar me grupin e lojtarëve brenda javës, shkruan Gazeta Express.
Guion i dha rastin 23-vjeçarit të debutoi për klubin e tij të ri në minutën e 73-të, më pak se një javë pas kompletimit të transferimit nga Heerenveeni për rreth 6 milionë euro.
“Ne kemi bërë një transfer të së ardhmes. Zeneli bëri një javë me ne. Ai qe në gjendje të adaptohet me grupin”, tha Guion për përfaqësuesin e Kosovës.
Lexo edhePas VAR-it, gati risia e fundit në futboll!
Ai foli edhe për aftësitë e futbollistit më të mirë të Kosovës për vitin 2018.
“Ai është djalosh me teknikë interesante”, shtoi ai. /Gazeta Express/














